Telegrafi

Zyrtare: Rafinha lojtar i Interit

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Rafinha nga Barcelona.

Nerazzurët gjatë ditës pritën lojtarin në teste mjekësore, të cilat ai i ka kaluar me sukses.

Lojtari ka nënshkruar një marrëveshje me klubin italian deri më 30 qershor 2018.

Gjithjë sipas komunikatës së Interit, Nerazzurët e kanë marrë lojtarin si huazim me opsion të blerjes së lojtarit prej 35 milionë eurosh dhe tre milionë euro të tjera në formë bonusesh të cilat duhet të realizohen para fundit të sezonit aktual.

Ky është përforcimi i radhës nga Interi pas nënshkrimit me Lisandro Lopez për të shtuar oppsionet në mbrojtje.

Rafinha nuk arriti që të gjente minutazhin e duhur te Barcelona, më shumë për shkak të lëndimeve të tyre.

Futbollisti ndryshe është vëllai i mesfushorit të Bayernit, Thiago Alcantara, kurse është i biri i legjendës braziliane, Mazinho. /Telegrafi/