Site icon Telegrafi

Zyrtare: Rafinha largohet nga Barcelona për të kaluar te Celta Vigo

Barcelona ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Celta Vigon për huazimin e Rafinhas deri në fund të këtij sezoni që sapo ka startuar.

Skuadra katalunase dhe mesfushori brazilian kanë arritur marrëveshje që ta vazhdojnë fillimisht kontratën deri në fund të sezonit 2020/21.

Celta Vigo më pas ka arritur marrëveshje me Rafihan për huazimin deri në vitin 2020 me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon.

Rafinha i ka bërë 91 paraqitje për Barcelonën, derisa në skuadrën e parë ishte inkuadruar nga Pep Guardiola në atë kohë.

Braziliani kishte vite të suksesshme te skuadra katalunase, pasi ka fituar 11 tituj, mirëpo duket se do ta finalizojë kalimin permanent te Celta pas këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version