Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin Adrien Rabiot nga Paris Saint-Germain si transferim i lirë.
Edhe pse deklarata zyrtare e Juventusit nuk përmendi kohëzgjatjen e kontratës së Rabiot, kuptohet se ai ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me vlerë shtatë milion euro në sezon plus bonuse, që mund të arrijnë shifrën e 10 milion eurove.
Mesfushori francez do të prezantohet si nënshkrimi i fundit i Bianconerëve të martën nga ora 11:00.
24-vjeçari filloi me PSG-në në vitin 2013 dhe luajti 227 herë për gjigantët francez, duke shënuar 25 gola, duke siguruar 20 asistime dhe duke fituar gjashtë tituj të Ligue 1.
À bientôt, @Adriien_Rabiiot!https://t.co/Xwi9OOn12Z #LiveAhead pic.twitter.com/R4mjueXPCs
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 1, 2019
Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale e pa atë të bie nga hierarkia e ekipit të parë në dhjetor.
Rabiot dukej i vendosur për t’u transferuar te Barcelona, por marrëveshja e tyre për Frenkie de Jong e le atë të nënshkruaj me Bianconerët.
Francezi gjithashtu ka gjashtë paraqitje për Francën, por nuk ka luajtur për vendin e tij në më shumë se një vit pasi ka refuzuar vendin në listën rezervë për Kupën e Botës 2018.
Ai është lojtari i fundit i lirë që bashkohet me Juventusin, pas Andrea Pirlo, Paul Pogba dhe Dani Alves gjatë viteve dhe i dyti i ardhur këtë verë, pas Aaron Ramsey. /Telegrafi/