Telegrafi

Zyrtare: Prishtina me një tjetër transferim të madh, nënshkruan Alen Jasharoski

????????????????????????????????????

Skuadra nën kampione e Kosovës dhe njëherit fituese e Kupës, Prishtina ka vazhduar me transferime.

Klubi më i madh kosovar ka nënshkruar me sulmuesin e nacionalitetit boshnjak nga Maqedonia, Alen Jasharoski.

Sulmuesi nga Shkupi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kryeqytetasit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, ku falë golave të tij siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Kosovë

“E di që Prishtina është klub i madh dhe ka luajtur në ligën e fortë të atëhershme të Jugosllavisë. E di që ka tifozë të zjarrtë dhe për mua Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe kjo më ka tërhequr më së shumti që të jem pjesë e Prishtinës”.

“Pres që me skuadrën të shkojmë sa më lartë në Kupat e Evropës, ndërsa të jemi kampion dhe të synojmë Kupën në Kosovë. Ardhja nga një klub i madh siç është Shkupi në Maqedoni, do të më ndihmoj që sa më lehtë të përshtatem me klubin e ri dhe të ambientohem me qytetin e Prishtinës”, ka thënë sulmuesi i ri i skuadrës, Alen Jasharoski për faqen zyrtare të klubit.

Në edicionin e sapo përfunduar me Shkupin, Jasharoski ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Jasharoski do t’i bashkohet skuadrës bardh e kaltër të shtunën në përgatitjet e Banjës së Pejës. /Telegrafi/