Telegrafi

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me ish-fundorin e Pejës, Devoe Joseph

Prishtina ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar, duke u përforcuar për sezonin e ri.

Skuadra kryeqytetase i ka rrëmbyer Pejës fundorin kanadez Devoe Joseph, i cili ishte ndër më meritorët për titullin e kampionit.

Prishtina e ka zyrtarizuar Josephin në faqen e saj zyrtare, derisa ky është transferimi i dytë pasi më parë kanë nënshkruar edhe me Muhamedali Janjevën.

Njoftimi i plotë nga Prishtina:

ZYRTARE: Snajperisti DEVOE JOSEPH nënshkruan me Sigal Prishtinën

Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe JOSEPH.

Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë.

Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin.

WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, DEVOE. /Telegrafi/