Mbrojtësi Princ Balde, ka lënë Feronikelin, duke kaluar te Drita, ku ka nënshkruar për dy vite.
Marrëveshja mes palëve ka kohë që është arritur, por është pritur 1 korriku, hapja e afatit kalimtar që të nënshkruajë lojtari.
“Sot kemi zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e përfaqësueses së Liberisë Princ Balde!”.
“Balde ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjet e Evropës”.
“Balde 23 vjeçar do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona”.
“Në të kaluarën Balde ishte pjesë e Superligës së Kosovës ku luajti për ekipin e Drenicës dhe së fundmi Feronikelit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/