Schalke 04 ka realizuar transferin e parë për vitin 2018.
Skuadra gjermane ka siguruar shërbimet e mesfushorit kroat të Juventusit, Marko Pjaca.
Ky i fundit do të jetë i huazuar te ekipi i ligës elitare gjermane deri në fund të këtij sezoni.
“Trajneri më tregoi shumë për planet e tija. Më pëlqeu kjo. Tani shpresoj që sa më shumë ndeshje të jem në fushë”, ka thënë ndër të tjerash Pjaca.
Ai më tutje ka deklaruar se për Schalken t’i ketë folur ish-bashkëlojtari Benedikt Howedes, që në të kaluarën ishte pjesë e “milionerëve të kaltër”.
Theksojmë se 22-vjeçari ka luajtur vetëm 14 ndeshje me bardhezinjtë italian në të gjitha garat. /Telegrafi/
#Pjaca: Der Trainer hat mir viel von seiner Spielidee berichtet. Das hat mir gefallen. Und jetzt hoffe ich auf so viele Einsätze wie möglich. #S04 pic.twitter.com/lwRKR161CX
— FC Schalke 04 (@s04) January 4, 2018
.@marko_pjaca20: Habe viel mit @BeneHoewedes über #Schalke gesprochen. Er hat mir viele positive Dinge über den Club und die Fans erzählt. #S04 pic.twitter.com/LkTfGgIyfi
— FC Schalke 04 (@s04) January 4, 2018