Pierre Kalulu ka përfunduar transferimin e tij nga Milani te Juventusi, në formë huazimi për 3.3 milionë euro me opsion blerje për 14 milionë euro të tjera plus 3 milionë euro bonuse.
Siç ndodh shpesh, Juve dha detaje shumë të sakta të tarifës së transferimit përmes faqes zyrtare të klubit, ku njoftohej se 3.3 milionë euro janë dhënë për huazimin për një sezon dhe do të paguhen në dy këste, ndërsa opsioni për të blerë nuk është i detyrueshëm.
Nëse Juventusi vendos ta blejë do të paguajë 14 milionë euro me tre këste, ndërsa bonuset janë vendosur deri në 3 milionë euro.
Signed, sealed, delivered! ✍️✔️ pic.twitter.com/laWIXoL6Xs
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 21, 2024
Mbrojtësi i gjithanshëm mbushi 24 vjeç në qershor dhe mund të luajë në qendër ose si mbrojtës i djathtë.
Ai është produkt i akademisë së të rinjve Olympique Lyonnais dhe u shit te Milani për vetëm 1.39 milionë euro në verën e vitit 2020.
Kalulu ka 112 paraqitje për kuqezinjtë, ku ka shënuar tre gola dhe duke dhënë tre asistime.
Francezi i kaloi testet mjekësore në Torino dhe nënshkroi kontratat sot, ndërsa do ta barttë fanellën me numrin 15. /Telegrafi/