Pas lajmit se ndeshja Inter-Ludogorets do të zhvillohet të enjten pa praninë e tifozëve, kampionati italian i futbollit lejon zhvillimin e pesë ndeshjeve të kësaj jave të Serie A me dyer të mbyllura.
Derbi i madh italian Juventus-Inter, që do të zhvillohet në “Allianz Stadium” do të luhet pa tifozë.
Ndeshje e pritur prej shumë kohës, pasi të dyja klubet po luftojnë për titull këtë sezon.
Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brecia dhe Udinese-Fiorentina po ashtu do të zhvillohen pa tifozë.
Krejt kjo për të shmangur përhapjen e koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar qindra persona në Itali dhe u ka marrë jetën shtatë prej tyre.
Në këtë fundjavë që shkoi, kampionati italian ndaloi zhvillimin e katër takimeve të Serie A.
Pesë ndeshje të tjera do të zhvillohen me shikues, përderisa nuk ka vendim tjetër.
Ndeshjet pa tifozë
Udinese-Fiorentina (29 shkurt, ora 18:00)
Milan-Genoa (1 mars, ora 12.30)
Parma-Spal ( 1 mars, ora 15:00)
Sassuolo-Brescia (1 mars, ora 15:00)
Juventus-Inter (1 mars, ora 20:45)
Sampdoria- Verona (2 mars, ore 20:45): do të vlerësohet përsëri
Stadiumet e hapuar deri në një vendim të ardhshëm
Lazio-Bologna (29 shkurt, ora 15:00)
Napoli-Torino (29 shkurt, ora 20:45)
Lecce-Atalanta (1 mars, ora 15:00)
Cagliari-Roma (1 mars, ora 18:00)
/Telegrafi/