Telegrafi

Zyrtare: Pepe Reina kalon te Aston Villa

Aston Villa ka njoftuar zyrtarisht me portierin e njohur Pepe Reina, i cili vjen në huazim nga AC Milan.

Klubi anglez është futur në tregun e transferimeve pasi portieri Tom Heaton ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave gjatë.

Ishte Reina, tani 37 vjeç, që është parë si zgjedhja e parë e klubit.

“Ne kemi arritur të sigurojmë një lojtar në Pepe i cili ka një përvojë të pasur në Ligën Premier. Në fillim të verës ne po kërkonim një portier me përvojë dhe sollëm Tom Heaton”.

“Fatkeqësisht, dëmtimi i tij e ka përjashtuar atë për pjesën tjetër të sezonit. Por Pepe i përshtatet kritereve tona jo vetëm për shkak të përvojës së tij, por edhe për shkak të cilësive të tij drejtuese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Milani e kanë zëvendësuar Reinan me me Asmir Begovicin i cili po ashtu ka kaluar në huazim tek italianët. /Telegrafi/