Telegrafi

Zyrtare: Patrick Cutrone i bashkohet Valencias

Valencia e ka transferuar zyrtarisht Patrick Cutronen nga Wolverhampton Wanderers si formë huazimi.

Sulmuesi italian do të jetë në huazim te klubi spanjoll deri në fund të këtij sezoni.

Ai i kaloi testet mjekësore me sukses dhe janë zhvilluar në të gjitha protokollet për Covid-19.

“Valencia CF kanë arritur një marrëveshje me Wolverhampton Wanderers FC për huazimin e Patrick Cutrone”.

“Italiani do të përfaqësojë klubin deri në fund të sezonit 2020/21 dhe do të bashkohet me skuadrën pasi të kenë përfunduar protokollet anti-COVID-19”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/