Site icon Telegrafi

Zyrtare: Oxlade-Chamberlain vazhdon kontratën me Liverpoolin

Alex Oxlade-Chamberlain sot e ka vazhduar kontratën e tij me Liverpoolin, që do ta mbajë atë në klub deri në 2023.

Mesfushori anglez e vendosi nënshkrimin në letër për një marrëveshje të re me Reds për Oxlade-Chamberlain që u bashkua me klubin nga Arsenali në gusht 2017.

Lojtari ka bërë 47 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola për Liverpool deri më sot.

Ai kishte munguar shumë nga një dëmtim, por që ishte pjesë e skuadrës që e fitoi  Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Lojtari është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës.

Ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2023 dhe për këtë ishte i lumtur edhe Jurgen Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version