Telegrafi

Zyrtare: Nkunku, lojtar i ri i Chelseat

Chelsea ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit francez, Christopher Nkunku nga RB Leipzig.

Gjatë janarit është përfolur shumë për një marrëveshje mes Bluve dhe klubit gjerman për Nkunku.

Megjithatë, vetëm tani ka ardhur zyrtarizimi i transferimit, ma anë të faqes zyrtare të Chelseat.

“Chelsea është i kënaqur të njoftojë se Christopher Nkunku do t’i bashkohet klubit nga RB Leipzig përpara sezonit 2023/24”.

“25-vjeçari, i cili ka luajtur 10 ndeshje me Francën, ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare, e cila do të fillojë më 1 korrik”, thuhet në njoftim.

Çmimi i transferimit thuhet të sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/