Tanimë është zyrtare dhe M’Baye Niang është bërë me skuadër të re.
Sulmuesi francez ka lënë Milanin për tu huazuar tek skuadra tjetër nga Serie A, Torino.
Torino ka fituar garën për anësorin francez, duke e marrë atë si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.
Dy milionë euro është shuma e paguar për huazimin e lojtarit nga Torino, e cila ka drejtën e blerjes në fund të stinorit për 18 milionë të tjera.
Për ish-anëtarin e Watfordit dhe Genoas interesim kishte shfaqur edhe kampioni rus Spartak Moska. /Telegrafi/