Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Ittihad ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit N’Golo Kante nga Chelsea si lojtar i lirë.
Pas transferimit të sulmuesit Karim Benzema, Al Ittihad ka ‘goditur’ përsëri këtë verë, duke transferuar mesfushorin Kante.
Është vet faqja zyrtare e klubit saudit që ka konfirmuar gjatë orëve të para të mëngjesit transferimin e francezit.
Kanté is wearing the yellow jersey!
📦 to 📦
#WelcomeBox2Box pic.twitter.com/swt8eVdM81— Ittihad Club (@ittihad_en) June 20, 2023
“Ittihad Club prezanton nënshkrimin e reprezentuesit të Francës, N’Golo Kante, ish-lojtar i Chelseat, fitues i Kupës së Botës 2018 dhe Ligës së Kampionëve 2021”.
“Kante ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin. Kontrata u nënshkrua të martën, pasi Kante kaloi me sukses testet mjekësore”.
“Shtimi i Kantes në Al-Ittihad konsiderohet si një nga nënshkrimet e profilit më të lartë dhe me ndikim në historinë e klubit”.
🆕 N'Golo Kanté is yellow 🟡💛#WelcomeBox2Box
— Ittihad Club (@ittihad_en) June 20, 2023
“Ittihad Club i uron Kantes suksese në arritjen e qëllimeve të klubit dhe përmbushjen e pritshmërive të të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të klubit gjatë kohës së tij me ekipin”, thuhet në njoftimin e klubit saudit.
Kante thuhet se do të ketë një pagë prej 25 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/
Best players in the best team 👊🤩#WelcomeBox2Box
— Ittihad Club (@ittihad_en) June 20, 2023