Telegrafi

Zyrtare: Morata nënshkruan me Chelsean (Foto)

Alvaro Morata është futbollisti më i ri i gjigantit anglez, Chelsea.

Chelsea ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin me sulmuesin spanjoll, Morata.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)

Morata është transferuar nga Real Madridi për një shifër të raportuar prej 70 milionë funteve apo 77.8 milionë euro dhe është bërë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite me Blutë.

Spanjolli bëhet transferimi i tretë i Chelseat, pas Antonio Rudiger dhe Tiemoue Bakayoko. /Telegrafi/

Morata me fanellën e Chelseat