Milani ka konfirmuar nënshkrimin me Mario Pasalic nga Chelsea.
Mesfushori kroat kishte dy ditë teste intensive mjekësore, pasi ai ka qenë jashtë fushave që nga shkurti i këtij muaji nga një lëndim.
Megjithatë, i kaloi me sukses dhe nënshkroi dokumentet e kontratës këtë mbrëmje.
Milani lëshoi një deklaratë duke njoftuar se Pasalic është bashkuar në formë huazimi një vjeçar nga Chelsea.
Por, sipas raporteve, kuqezinjtë nuk kanë mundësi blerje, teksa mesfushori në sezonin e fundit ishte i huazuar te Monaco. /Telegrafi/