Është zyrtarizuar ardhja e gjigantit italian Milan në Kosovë.
Kuqezinjtë do të luajnë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë një ndeshje miqësore.
Kundërshtari i Milanit në këtë takim do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli.
Lajmi është konfirmuar nga organizatori i kësaj ndeshje Agron Selimi.
Selimi ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook së bashku me kryetarin e Niklit, Naser Ramaj. /Telegrafi/