Futbollisti i njohur, Mesut Ozil, pasi u largua nga Fenerbahce, karrierën do ta vazhdojë sërish në futbollin turk.
Ai është zyrtarizuar nga klubi İstanbul Başakşehir, që po ashtu luan në elitën e futbollit turk.
Başakşehir fillimisht postoi një deklaratë të presidentit të klubit, Goksel Gumusdag që e kishte thënë për Mesut Ozilin në vitin 2018.
“Mesut Özil është një futbollist shumë i mirë dhe i vlefshëm. Shpresoj që një ditë rrugët e Mesut Ozil dhe klubit tonë të kryqëzohen”, ishin fjalët e tij.
"…birgün yollarımız Başakşehir'de kesişecek."
Göksel Gümüşdağ pic.twitter.com/vAtR8oGzwP
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) July 13, 2022
Këto fjalë u shkruan në postimin e parë të bërë nga llogaria e Başakşehir në rrjetet sociale.
Më pas, Başakşehir ka njoftuar për transferimin e Mesut Ozil me një këngë të Tarkan.
🎶 #KırZincirlerini 🎶
🟠🔵 @M10 pic.twitter.com/20XlJ6vfu8
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) July 13, 2022
Mesut Ozil ka bërë karrierë në klube si Schalke, Ëerder Bremen, Real Madridi dhe Arsenal. /Telegrafi/