Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Ylli argjentinas ka arritur që ta mposht Virgil Van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusin në garë për çmimin ‘The Best’.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë në sezonin e kaluar me Barcelonën ishte fantastik, derisa kishte shënuar më së shumti gola dhe kishte bërë më së shumti asistime në top pesë ligat evropiane.
Mbrojtësi holandez shihej si favorit për ta fituar këtë çmim, pasi kishte marrë javë më parë çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA.
Por, Messi arriti ta mposhte lojtarin më të mirë të The Reds në ceremoninë që po mbahet në Milano. /Telegrafi/
Congratulations, #LeoMessi
Winner of #TheBest FIFA Men's Player 2019 🏆#TheBest | #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/MKh2wV5T1M
— FIFA (@FIFAcom) September 23, 2019