Telegrafi

Zyrtare: Mentor Zhdrella nënshkruan me Llapin (Foto)

Llapi e ka bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar, duke transferuar Mentor Zhdrellën.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili ka dërguar në redaksinë e Gazetës Olle foton e takimit me Zhdrellën.

Në takim shihet edhe trajneri i ekipit llapjan, Tahir Batatina.

Lexo po ashtu ​Zyrtare: Zhdrella largohet nga Feronikeli

Në prononcimin për gazetën, Dumnica është shprehur i lumtur me marrëveshjen.

“Zhdrella i rikthehet vendlindjes. Që nga sonte ai është pjesë e Llapit”, u shpreh Dumnica.

Në foto: Trajneri Tahir Batatina, Mentor Zhdrella dhe kryetari i klubit, Nexhat Dumnica

Në këtë mënyrë, Zhdrella bëhet transferimi më i madh deri më tani i afatit kalimtar.

Llapi konfirmon synimet e qarta edhe këtë sezon, që të luftojë për trofe.