Llapi e ka bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar, duke transferuar Mentor Zhdrellën.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili ka dërguar në redaksinë e Gazetës Olle foton e takimit me Zhdrellën.
Në takim shihet edhe trajneri i ekipit llapjan, Tahir Batatina.
Në prononcimin për gazetën, Dumnica është shprehur i lumtur me marrëveshjen.
“Zhdrella i rikthehet vendlindjes. Që nga sonte ai është pjesë e Llapit”, u shpreh Dumnica.
Në këtë mënyrë, Zhdrella bëhet transferimi më i madh deri më tani i afatit kalimtar.
Llapi konfirmon synimet e qarta edhe këtë sezon, që të luftojë për trofe.