Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mauro Icardi huazohet te PSG-ja

Mauro Icardi më nuk është lojtari i skuadrës së Interit, ku kaloi për gjashtë vite të karrierës si futbollist.

Sulmuesi argjentinas tashmë është huazuar te francezët e Paris Saint-Germain, e cila në fund të sezonit mund ta blejë kartonin e lojtarit.

Sipas raportimeve të para, futbollisti do të arkëtojë tetë milionë euro në vit plus bonuset që do të jenë të varura prej rezultateve pozitive të kampionit të Ligue 1.

Theksojmë se parisienët do të kenë mundësi që në fund të sezonin ta transferojnë futbollistin, i cili do t’iu kushtojë 50 milionë euro për pesë sezone qëndrimi te sheikët e Ligue 1.

Njëkohësisht, 26-vjeçari ka zgjatur kontratën me italinët deri në verën e vitit 2022, por që mund të kalojë te PSG-ja.

Ndryshe, Icardi gjatë kohë sa ishte lojtari i nerazurrëve ka pasur 188 paraqitje duke shënuar 111 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version