Telegrafi

Zyrtare: Mattia Perin kalon te Juventusi

Mattia Perin zyrtarisht është një lojtar i ri i Juventusit, pasi ka kaluar nga Genoa për 12 milionë euro dhe tre milionë euro të tjera bonuse. 

Portieri italian ka kryer sot vizitat mjekësore me sukses.

“Vlera e blerjes mund të rritet me një maksimum shtesë edhe 3 milionë euro në bazë të kushteve të paraqitura gjatë kohëzgjatjes së kontratës”.

“Kjo blerje do të gjenerojë efekte ekonomike dhe financiare duke filluar nga sezoni sportiv 2018/2019”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare deri me 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Italisë.

Portieri 25-vjeçar është takuar sot me tifozët kur ka kryer testet mjekësore.

Klubi sot ka konfirmuar se i ka kryer me sukses testet mjekësore.

Ai do të sfidojë Wojciech Szczesny për vendin e shartuesit, pasi Gianluigi Buffon u largua pas 17 vitesh. /Telegrafi/