Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Martin Odegaard nga Real Madridi.
Klubi londinez ka kryer edhe një goditje të madhe pas transferimit të Ben White nga Brighton para disa javësh.
Bëhet fjalë për mesfushorin norvegjez, Odegaard, i cili është transferuar në mënyrë të përhershme pas huazimit sezonin e kaluar.
https://twitter.com/Arsenal/status/1428612767427203076
Lajmi për transferimin e Odegaard është konfirmuar nga faqja zyrtare e Arsenalit.
“Martin Odegaard na është bashkuar në një transferim të përhershëm nga Real Madrid”.
“Reprezentuesi norvegjez ribashkohet pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim me ne, gjatë së cilës kohë ai bëri 20 paraqitje”, thuhet në njoftimi e Arsenalit.
Back with us 😍
✍️ Welcome, Martin
— Arsenal (@Arsenal) August 20, 2021
Transferimi i lojtarit thuhet se i ka kushtuar Arsenalit 30 milionë funte apo 35 milionë euro, ndërsa do ta mbajë veshë fanellën me numër 8.
Odegaard ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Emirates. /Telegrafi/
✍️ New signing
✅ New numberGrab your MØ 8 shirt 𝗻𝗼𝘄! 👇
— Arsenal (@Arsenal) August 20, 2021