Telegrafi

Zyrtare: Mario Gotze kompleton kalimin te PSV

FOTO: PSV

Mario Gotze edhe zyrtarisht i është bashkuar PSV Eindhovenit si lojtar i lirë.

Sulmuesi gjerman ishte lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmundi.

Edhe pse lidhej me një rikthim te Bayern Munichu, PSV ka reaguar shpejtë dhe e ka bindur Gotzen që të kalojë në radhët e tyre.

Gjermani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën holandeze me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gotze ende kujtohet për golin e madh që e shënoi kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës për Gjermaninë.

Lojtari është shprehur i lumtur që ka kaluar te PSV dhe ka thënë se mezi pret të luajë për klubin nga Eredivisie. /Telegrafi/