Ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli është transferuar zyrtarisht në Adana Demirspor, ku ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit u kthye në Serie A në gusht 2019, kur nënshkroi një marrëveshje me Brescian.
Më pas ai kaloi në Monza në Serie B dhjetorin e kaluar, duke qëndruar gjashtë muaj.
Sot ai zyrtarizoi një transferim falas në Adana Demirspor që sapo është promovuar në Super Lig në Turqi.
🔥 Ailemize Hoş Geldin! S U P E R M A R I O B A L O T E L L I #İkiDeli #Balotelli pic.twitter.com/UtQTJPKuH0
— Yukatel Adana Demirspor (@AdsKulubu) July 7, 2021
Klubi ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen e lojtarit italian me një deklaratë që zbulon se ai ka nënshkruar deri në qershor 2024.
“Sot u bë një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e Adana Demirsporit tonë me shkronja të arta”.
Tarih: 7 Temmuz 2021 Çarşamba
Bugün Adana Demirspor’umuzun tarihine adını altın harflerle yazdıracak bir transfer gerçekleşti. Dünya Yıldızı Mario #Balotelli takımımızla 3 yıllık resmi sözleşmeyi imzaladı. Süper Mario gollerini artık mavi–lacivertli forma için atacak.🔥#İkiDeli pic.twitter.com/awkNqMdoB0— Yukatel Adana Demirspor (@AdsKulubu) July 7, 2021
“Mario Balotelli ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë tre-vjeçare me ekipin tonë. Super Mario tani do të shënojë gola për fanellën blu”, thuhet në njoftim.
Balotelli ka 36 ndeshje me Italianë, ndërsa ka luajtur edhe te Manchester City, Liverpool, Nice dhe Marseille. /Telegrafi/