Site icon Telegrafi

Zyrtare: Man City transferon Laporten duke thyer rekordin e klubit për një mbrojtës

Laporte, blerja e fundit

Manchester City ka nënshkruar me Aymeric Laporten nga Athletic Bilbao për 65 milionë euro, duke e thyer rekordin e klubit për një mbrojtës.

Me këtë rast shpenzimet e klubeve në Ligën Premier shkojnë 286.73 milionë euro, që është një rekord për afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Pep Guardiola dhe Manchester City kanë harxhuar 269.5 milionë euro vetëm për mbrojtës (Foto)

Me transferimin e 23-vjeçarit shpenzimet e Cityt nga sezoni i kaluar në mbrojtës kalojnë 200 milionëshin.

Lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin anglez deri në qershor të 2023.

Qendërmbrojtësi është paraqitur 19 herë në Përfaqësueses e Francës U21, ndërsa skuadrën e parë ende nuk është paraqitur.

“Mezi po pres të punoj nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe t’i ndihmojë klubit të arrijë sukseset”.

“Do të thotë shumë për mua fakti se klubi ka shfaq besim në mua. Jam entuziazmuar për të filluar”, ka thënë Llaporte. /Telegrafi/

Exit mobile version