Site icon Telegrafi

Zyrtare: Luis Suarez prezantohet si lojtar i Inter Miamit

Inter Miami ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Luis Suarez, i cili bashkohet me klubin amerikan si lojtar i lirë.

Tani shkon në katër numri i lojtarëve legjendarë të Barcelonës që do të luajnë për Inter Miamin.

Verën e kaluar Lionel Messi bëri bujë kur nënshkroi për Inter Miami, ndërsa pas tij u bashkuan Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Të katër legjendat e Barçës fituan Ligën e Kampionëve në Barcelonë në 2015. Që atëherë, Blaugrana ende nuk ka vënë dorë mbi trofeun me veshët e mëdhenj.

Suarez ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me Inter Miami me një opsion për të qëndruar edhe për një vit tjetër.

Lexo po ashtu Luis Suarez nuk heq dorë nga futbolli, do të luajë sërish me Messin

Njëri nga pronarët e klubit, David Beckham është shprehur i lumtur me ardhjen e Luis Suarez.

“Ne jemi të kënaqur që një lojtar me cilësinë dhe pasionin e Luis për lojën i bashkohet klubit tonë. Ai i bashkohet një skuadre që po frymëzon gjeneratën e ardhshme dhe ne mezi presim ta shohim atë të dalë në fushë me ish-shokët e skuadrës dhe lojtarët e rinj nga akademia jonë,” ka thënë David Beckham./Telegrafi/

Exit mobile version