Telegrafi

Zyrtare: Luca Zidane e kompleton kalimin te Racing Santander

Luca Zidane (Foto: Racing Santander/Twitter)

Luca Zidane e ka kompletuar huazimin nga Real Madridi te Racing Santander për sezonin 2019/20.

Portieri 21-vjeçar bëri vetëm një paraqitje në sezonin e kaluar në skuadërn e parë, e që ishte një befasi në formacion, por që në atë ndeshjes ishte rikthyer Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve.

Portieri i talentuar u huazua te skuadra tjetër spanjolle, pasi nuk shihej si konkurrencë e Thibaut Courtoist, Keylor Navasit dhe Andriy Lunin.

Luca Zidane u huazua te skuadra nga liga e dytë e Spanjës, ndërsa thuhet se edhe Keylor Navas do të largohet në këtë afat nga Santiago bernabeu.

Djali i Zinedine Zidanes i bëri 30 paraqitje te Real Madridi Castilla në sezonin 2018/19, ndërsa në sezonin e ri do të jetë në huazim te Racing Santander. /Telegrafi/