Telegrafi

Zyrtare: Loftus-Cheek kalon te Crystal Palace

Crystal Palace ka nënshkruar me Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea.

Anglezi ka kaluar në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

22-vjeçari i cili ka bërë 32 paraqitje për Blutë, është blerja e parë e Frank de Boerit që kur mori drejtimin e klubit në muajin e fundit.

“Palace ka një ekip të fortë dhe doja të ishte pjesë e tyre këtë sezon”, ka thënë Loftus-Cheek.

Cheek ka bërë tre paraqitje në ligë kur Chelsea e fitoi titullin në sezonin 2014/15 dhe gjashtë si zëvendësues kur ata fituan Ligën Premier prapë në 2016/17. /Telegrafi/