Telegrafi

Zyrtare: Llapi transferon brazilianin Fernando Augusto

Klubi nga Podujeva, Llapi ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Fernando Augusto.

Llapi ka vazhduar me përforcime për të qenë sa më të fortë dhe më të kompletuar për garat evropiane dhe sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Në vazhdën e përforcime, Llapi ka zyrtarizuar sot (e mërkurë) ardhjen e re, mbrojtësin brazilian Augusto.

Zyrtarizimi i 28-vjeçarit erdhi me anë të faqes zyrtare, ndërsa u konfirmuar kontrata njëvjeçare.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit

Welcome FERNANDO AUGUSTO

Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e pasditës.

Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të Uefa Confernce League ndaj FK Buducnost Podgoricës.

/Telegrafi/