Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli transferon Ozan Kabakun

Ozan Kabak

Liverpooli ka njoftuar se ka transferuar Ozan Kabakun nga Schalke në formë huazimi.

Skuadra angleze arriti marrëveshje me atë gjermane për të transferuar mbrojtësin turk.

Mbrojtësi 20-vjeçar do të kalojë pjesën e mbetur të 2020-21 me Reds pasi ai arriti marrëveshje në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Kabak përfundoi formalitetet e kalimit nga Gjermania dhe do të udhëtojë në Merseyside më vonë këtë javë.

Reprezentuesi i Turqisë arrin në Anfield pas dy vitesh në Bundesliga, ku përfaqësoi VfB Stuttgart përpara se të bashkohej me Schalke në korrik 2019.

Para transferimit në Gjermani, Kabak erdhi nga radhët e Galatasarayt, ku ai fitoi përvojën e Ligës së Kmapionëve me katër paraqitje në turne në 2018-19. /Telegrafi/