Telegrafi

Zyrtare: Liverpooli transferon Kostas Tsimikas

Liverpooli ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Kostas Tsimikas nga Olympiacosi.

The Reds kishin arritur marrëveshja personale me 24-vjeçarin ditë më parë, derisa sot (e hënë) finalizuan edhe akordin me skuadrën greke.

Tsimikas e bëri debutimin te Olympiacosi në dhjetor të vitit 2015, duke treguar formë të lartë e që kjo padyshim se rrëmbeu vëmendjen e Liverpoolit.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam këtu. Për mua, Liverpooli është klubi më i madh në klub”, ka thënë mbrojtësi grek.

“Liga këtu, më pëlqen shumë. E kam shikuar gjithmonë në televizor dhe e kam ëndërruar të luajë këtu”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/