Liverpooli nuk do ta blejë mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.
Kështu së paku ka konfirmuar përmes ueb-faqes zyrtare se ka ndërprerë interesimin për holandezin.
“Të Kuqtë” i kanë kërkuar falje publike pronarit, bordit të drejtorëve dhe fansave të Southamptonit.
“Liverpoolit i vjen keq për spekulimet e fundit të mediave lidhje me klubin e Southamptonit, dhe transferimin e lojtarëve ndërmjet dy klubeve. I kërkojmë falje pronarit, bordit të drejtorëve dhe fansave të Southamptonit për ndonjë keqkuptim në lidhje me Virgil van Dijkun. Respektojmë pozicionin e Southamptonit dhe konfirmojmë se kemi ndërprerë interesimin për lojtarin”, thuhet në komunikatën e klubit të Liverpoolit. /Telegrafi/