Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

The Athletic ka bërë të ditur se një zhvillim thelbësor mund të ndodhë në futbollin anglez, pasi Liga Premier është në prag të mbajtjes së një votimi që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme.

Sipas raportimeve, kampionati më i pasur i futbollit në botë do të votojë për mundësinë e heqjes së Asistentit të Referimit me Video (VAR) filluar nga sezoni 2024/25.

Kjo lëvizje vjen pas mocionit të dorëzuar zyrtarisht nga klubi i Wolves, dhe procesi i votimit është caktuar të ndodhë më 6 qershor.

Për të siguruar që kjo ndryshim i rëndësishëm të miratohet dhe të vihet në zbatim, do të jetë e nevojshme që të paktën 14 nga 20 klube anëtare të ligës të japin votën e tyre në favor të heqjes së VAR.

Debati rreth VAR ka qenë një temë e nxehtë që nga implementimi i tij, me kritika të shpeshta për mënyrën sesi ka ndikuar në rrjedhën e lojës dhe vërtetësinë e vendimeve.

Ky votim do të jetë një moment kyç që do të tregojë nëse klubet e Ligës Premier dëshirojnë të vazhdojnë me teknologjinë e VAR apo preferojnë të kthehen në metodat e mëparshme të arbitrazhit. /Telegrafi/

Exit mobile version