Telegrafi

Zyrtare: Liga Premier njofton datën e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ri 2020/21

Liga Premier ka konfirmuar zyrtarisht datat për fillimin dhe mbarimin e sezonit të ri 2020/20.

Kampionati elitar anglez është vetëm edhe një ndeshje larg mbylljes zyrtare dhe dita e diel do të jetë e fundit për sezonin aktual.

Liverpooli ka arritur të shpallet kampion pas plot 30 viteve, Manchester City e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa Chelsea, Manchester Unitedi dhe Leicester City synojnë dy vendet tjera.

Lexo po ashtu Momente nga festa e Liverpoolit – Henderson ngitë lartë trofeun që klubi e priti 30 vite

Në anën tjetër, Norwich City ka rënë automatikisht nga kategoria, ndërsa Bournemouthi, Watfordi dhe Aston Villa luajnë për t’i ikur rënies.

Drejtuesit e Ligës Premier nuk kanë humbur shumë kohë dhe tashmë kanë zyrtarizuar datat e sezonit të ri.

Kështu, sezoni 2020/21 në Ligën Premier do të fillojë zyrtarisht me datë 12 shtator, ndërsa është paraparë të mbyllet me 23 maj.

Liga Premier gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë të këshillohet me drejtuesit e FA dhe EFL në lidhje me orarin e të gjitha garave vendore. /Telegrafi/