Telegrafi

Zyrtare: Leunit Sahitaj përforcon Gjilanin

KF Gjilani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook, sot (e martë) njoftoi se kanë arritur marrëveshje me futbollistin Leunit Sahitaj.

Gjilani ka qenë një ndër ekipet më aktive këtë afat kalimtar duke afruar disa lojtar mjaft cilësorë në radhët e tyre.

“📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.

22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.

Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, thuhej në njoftimin e Gjilanit.

Sahitaj pritet të jetë një forcë shtesë për Gjilanin drejt arritjes së objektivave të klubit këtë sezon./Telegrafi/