Telegrafi

Zyrtare: Kurt Zouma transferohet te West Ham

Kurt Zouma është larguar zyrtarisht nga Chelsea, pas shtatë viteve e gjysmë që qëndroi në klub.

Mbrojtësi francez megjithatë nuk ka ndërruar kampionat, por as edhe qytet pasi do të vazhdoj jetën në Londër.

26-vjeçari karrierën do ta vazhdoj tek rivali lokal i Chelseat, West Ham United.

‘Çekanët’ kanë paguar 30 milionë euro për transferimin e francezit, duke fituar garën për të me Sevillën.

“Pas shtatë viteve e gjysmë, Kurt Zouma largohet nga Chelsea për në West Ham United. I urojmë atij të gjitha të mirat në të ardhmen”, ka shkruar faqja zyrtare e Chelseat.

Me largimin e Zoumas nga klubi, Chelsea tani synon që të bëj një ofensivë për bashkëkombësin e tij, Jules Kounde.

Mbrojtësi qendror i Sevillës pritet të transferohet në Stamford Bridges për një shumë mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/