Telegrafi

Zyrtare: Klubet angleze largohen nga plani për krijimin e Superligës Evropiane

Pasi Manchester City u tërhoq zyrtarisht nga Superliga Evropiane, pesë klubet e tjera të Ligës Premier gjithashtu janë tërhequr zyrtarisht nga projekti.

City ishte i pari nga 12 klubet që njoftuan zyrtarisht se do të largohen nga projekti, më pak se 48 orë pasi u njoftua krijimi i tij.

Tani Chelsea, Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur kanë konfirmuar të gjithë se nuk do të marrin pjesë.

Do të mesin aktualisht vetëm Juventusin, Milanin, Interin, Real Madridin dhe Atletico Madridin.

Ndërkohë, Barcelona kishte një klauzolë në kontratën e tyre që i lejonte ata të tërhiqeshin pa paguar një dënim nëse nuk do të votohej nga Asambleja.

“Klubi i Futbollit Liverpool mund të konfirmojë që përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuar një Superligë Evropiane është ndërprerë”.

Deklaratat ishin të gjitha të shkurtra, por u lëshuan pothuajse njëkohësisht në orën 24:00.

“Si rezultat i dëgjimit të juve dhe komunitetit të gjerë të futbollit gjatë ditëve të fundit ne po tërhiqemi nga Superliga e propozuar. Ne bëmë një gabim, dhe ne kërkojmë falje për të”, ka shkruar Arsenal.

Kryeministri Boris Johnson kishte lavdëruar Chelsea dhe Manchester City që po punojnë për largim nga Superliga Evropiane, duke e quajtur vendim i drejtë.  /Telegrafi/