Arsenali ka arritur ta kompletojë transferimin e mbrojtësit skocez Kieran Tierney.
22-vjeçari ka qenë pjesë e Celtic që nga mosha shtatë vjeç.
Ai ka bërë 170 paraqitje për Celtic dhe ka luajtur 12 herë për Skocinë.
Mbrojtësi i përfundoi të enjten testet mjekësore në Londër Colney dhe menjëherë do të bashkohet me shokët e tij të ri të skuadrës. Ai do të veshë fanellën me numër 3.
Mbrojtësi i majtë i bashkohet Arsenalit nga skuadra skoceze Celtic për një shumë rreth 29 milionë euro.
He's here…
Welcome to The Arsenal, @kierantierney1 👋
🏴 #TimeForTierney pic.twitter.com/oGJQ5BIIrY
— Arsenal (@Arsenal) August 8, 2019
Unai Emery e ka lavdëruar djaloshin duke thënë se e rrit konkurrencën në mbrojtje.
Scottish international Kieran Tierney has joined us from @CelticFC on a long-term deal!
🏴 #TimeForTierney
— Arsenal (@Arsenal) August 8, 2019
“Ne jemi të kënaqur që Kieran po bashkohet me ne. Ai është një lojtar shumë i talentuar që do të vazhdojë të përmirësohet. Ai i rrit opsionet tona në mbrojtje dhe unë mezi pres që ai të bashkohet me grupin tonë”, deklaroi trajneri. /Telegrafi/