Në Gazetën zyrtare është publikuar Lista e 22 emrave të politikanëve që u është hequr vendimi për falje. Dje Ivanov e nënshkroi përsëri vendimin për tërheqje të faljes. Në vijim e keni Listën e 22 emrave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Irena Misheva, kryetare e Këshillit të qytetit të Shkupit
Mile Janakieski, ish ministër i transportit dhe lidhjeve
Gordana Jankulovska, ish ministre për punë të brendshme
Ljupço Dimovski, ish ministër i bujqësisë
Martin Protugjer, shef i kabinetit të ish kryeministrit Nikola Gruevski
Menduh Thaçi, kryetar i PDSH
Bedredin Ibraimi, anëtar i KShZ nga PDSh
Kiril Bozhinovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë
Nikola Gruevski, ish kryeministër, Kryetar i OBRM-PDUKM
Toni Trajkovski, kryetar i Gazi Babës
Zoran Zaev, kryetar i LSDM
Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit
Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit
Vladimir Todoroviq, ish kryetar i komunës Qendër
Edmond Temelko, kryetar i komunës Pustec, R. e Shqipërisë
Vladimir Talevski, kryetar i Manastirit
Branko Palifrov, i punësuar në komunën e Strumicës
Branko Cërvenkovski, ish kryetar i LSDM, president dhe kryeministër i Maqedonisë
Ismet Gurri, ish anëtar i komisionit komunal zgjedhor i Çairit
Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK
Ljupço Todorovski, ish drejtor i Byrosë për siguri publike
Zoran Verushevski, ish drejtor i DSK.
Kujtojmë se Ivanov më 12 prill solli vendimin për faljen e 56 politikanëve. /Telegrafi/