Site icon Telegrafi

Zyrtare: KB Prishtina përforcohet me amerikanin Jalen Moore

Klubi basketbollistik Prishtina është përforcuar me një tjetër lojtar të huaj para fillimit të sezonit të ri të garave në Prince Caffe Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë arritur marrëeveshje me organizatorin Jalen Moore i gjatë 180 centimetra.

Moore së fundmi ishte pjesë e ekipit islandez Hamar aty ku u paraqit me statistika të pabesueshme.

25-vjeçari ka regjistruar një mesatare fantastike prej 28 pikësh për ndeshje, 7.8 ribaunde dhe 5.5 asistime.

Ky ishte transferimi i dytë i huaj i Prishtinës, pasi mbrëmë (10 gusht) kishin njoftuar për transferimin e Damiree Burns./Telegrafi/

Exit mobile version