Fenerbahçe ka vazhduar me përforcimet e reja gjatë afatit kalimtar të verës.
Idriss Carlos Kameni ka kaluar në radhët e skuadrës turke nga spanjollët e Malagas.
Portieri ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe pritet të jetë në 11-shen shartuese të ekipit, transmeton Telegrafi.
“ Idriss Carlos Kameni ka nënshkruar me ne një kontratë trevjeçare. Portierit kamerunas i dëshirojmë suksese me klubin tonë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit turk.
Ndryshe, Kameni ka mbrojtur në katër vitet e fundit për skuadrën e elitës spanjolle Malaga ndërsa edhe 71 herë është paraqitur për kombëtaren e Kameruinit. /Telegrafi/