Telegrafi

Zyrtare: Juventusi transferon Romeron, por e huazon përsëri te Genoa

Cristian Romero (Foto: Juventus/Twitter)

Juventusi konfirmoi transferimin e Cristian Romero nga Genoa për 26 milionë euro plus 5.3 milionë euro tjera bonuse dhe rikthimin e tij në huazim tek ish-skuadra.

Mbrojtësi 21-vjeçar kishte testet e tij mjekësore të martën dhe përfundoi me sukses transferimin e tij tek Zonja e Vjetër për 26 milionë euro.

Megjithatë, Romero do të kthehet sërish në Genoa këtë sezon si huazim i thjeshtë një vjeçar.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   

Është vet faqja zyrtare e Bianconerëve e cila ka bërë të ditur të gjitha detajet e transferimit dhe huazimit të argjentinasit.

“Juventus njofton se marrëveshja me Genoa për blerjen përfundimtare të të drejtave të lojtarit Cristian Gabriel Romero është finalizuar për një shumë prej 26 milionë euro e pagueshme në tri vite financiare”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2024”.

“Në të njëjtën kohë, Juventusi ka arritur një marrëveshje me Genoa për huazimin e lirë deri më 30 qershor 2020 dhe bonuse prej maksimumi 5.3 milionë euro do t’i paguhen Genoan në rast të arritjeve sportive nga lojtari”, thuhet në njoftimin e Juventusit. /Telegrafi/