Telegrafi

Zyrtare: Juventusi largon këtë lojtar të njohur (Foto)

Juventus i ka thënë lamtumirë Martin Caceresit, pasi kontrata e këtij të fundit ka përfunduar sot.

Uruguaiani arriti të bëjë vetëm gjashtë paraqitje në këtë sezon pasi ishte i kushtëzuar nga dëmtimet.

Ai tashëm është i lirë të gjejë një skuadër tjerët.

“Juventus Football Club mund të konfirmojmë sot se kontrata me Martin Caceres ka përfunduar, pasi ishte me kohëzgjatje deri më 30 qershor të vitit 2016”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Tani në fundin e paraqitjes së tij për herë të dytë me Juventusin, ai do të mbahet në mend përgjithmonë si njëri prej tetë lojtarëve që ishte pjesë e klubit në pesë titujt e fundit të fituar, tre Superkupa dhe dy Kupa të Italisë”, shkruhet në deklaratën e klubit për media. /Telegrafi/