Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka bërë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Zonja e Vjetër’, ka transferuar mbrojtësin e talentuar italian, Mattia Caldara nga Atalanta.
Juventus për kompletimin e transferimit të Caldaras, ka paguar hiq më pak se 15 milionë euro.
Kjo shumë pritet të rritet edhe më shumë, pasi Juventus i detyrohet Atalantas edhe 10 milionë euro të tjera bonuse.
Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me bardh e zinjtë por nuk do t’i bashkohet menjëherë.
Ai do të mbetet tek Atalanta deri në qershor të vitit 2018 kur do t’i bashkohet pastaj Juventusit.
22-vjeçari është prezantuar tek Juventus gjatë mbrëmjes së sontme. /Telegrafi/