Juventus ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Riccardo Orsolini për shifrën e gjashtë milion eurove plus katër të tjerë bonuse.
Transferimi i Orsolinit ka qenë i njohur që disa kohë, pasi anësori i Ascolit kishte përfunduar tashmë testet mjekësore të tij me bardhezinjtë.
Mirëpo, në këtë mbrëmje ky transferim është konfirmuar, me 20-vjeçarin, i cili do të kthehet në klubin e tij aktual në një huazim deri në fund të sezonit.
“Klubi i Juventusit njofton nënshkrimin e drejtpërdrejtë të lojtarit Riccardo Orsolini nga Ascoli për një tarifë prej gjashtë milionë euro që do paguhen në dy vjet”, konfirmoi klubi në një deklaratë zyrtare.
“Kjo tarifë mund të rritet me katër milionë euro tjerë, në varësi të kushteve të caktuara të arritura gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Juventusi kanë lidhur lojtarin me një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2021”, përcjell Telegrafi.
“Në të njëjtën kohë, Juventusi ka nënshkruar një marrëveshje me Ascolin për një huazim të lirë dhe të përkohshëm të të njëjtit lojtar deri më 30 qershor 2017”, përfundon deklarata e Juves. /Telegrafi/