Chelsea ka konfirmuar tranaferimin e mesfushorit të Napolit, Jorginho.
Mesfushori kështu i bashkohet trajnerit të tij të deritanishëm, Maurizio Sarri.
“Jam vërtet i entuziazmuar që jam bërë pjesë e Chelseat, një klubi kaq të madh”, ka deklaruar Jorginho.
Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.
Besohet se transferimi i Jorginhos është i lidhur me shkëputjen e kontratës së Sarrit.
Kjo sepse operacioni besohet se u realizua për 57 milionë euro plus 8 milionë euro bonuse. /Telegrafi/