Sporting Lisbona kanë njoftuar transferimin e Joao Marios në Inter për 40 milionë plus 5 milionë tjera bonuse.
Mesfushori fluturoi dje për testet e tij mjekësore dhe përpunoi kushtet e tij personale me gjigantin italian.
Çështja e vetme është për të nënshkruar sistemin e pagesave, pasi fillimisht është raportuar se Inter ka kërkuar një huazim prej 10 milionë me 35 milionë tjera detyrim blerje në vitin 2017.
Por, klubi portugez ka lëshuar një deklaratë ku tregon të gjithë marrëveshjen me Interin dhe detajet e marrëveshjes.
“Kemi arritur një marrëveshje me Interin për transferimin e lojtarit Joao Mario për 45 milionë euro nga të cilat pesë milionë diktohen nga objektivat e arritura. Klubi i dëshiron Joao Marios lumturi në nivel personal dhe profesional”, thuhet në deklaratën e Sporting Lisbonës.
Ndryshe, Interi ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin Gabriel Barbosa apo i njohur si Gabigol, por ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i tij. /Telegrafi/